Shteti fqinj i Ukrainës frikësohet se do të mbushet me refugjatë - Gazeta Express
string(64) "shteti-fqinj-i-ukraines-frikesohet-se-do-te-mbushet-me-refugjate"

Lajme

Gazeta Express

01/03/2022 16:48

Shteti fqinj i Ukrainës frikësohet se do të mbushet me refugjatë

Lajme

Gazeta Express

01/03/2022 16:48

Fqinji i Ukrainës, Moldovia po frikësohet nga refugjatët e shumtë që po shkojnë drejt këtij shteti, pas fillimit të agresionit rus mbi Ukrainën, shkruan BBC, përcjell Gazeta Express.

Ministri i Jashtëm i Moldavisë, Nicu Popescu ka paralajmëruar se ky shtet mund të mbushet plotësisht me refugjatë.

I pyetur për rrezikun e mundshëm për vendin e tij nga Rusia, Nicu Popescu – i cili është gjithashtu zëvendëskryeministër i vendit, u tha gazetarëve se janë në një zonë të rrezikshme.

“Supozimi ynë është se ne nuk jemi një objektiv, por jemi në një zonë shumë të rrezikshme”, tha ai.

Ai pranon se ka “ankth” në popullatë dhe “një shkallë frike”, përpara se të shtojë se vendi do të marrë disa vizita nga përfaqësuesit e BE dhe shtetet anëtare në ditët e ardhshme.

Mbi gjysmë milioni civilë janë larguar nga Ukraina, sipas OKB-së, duke kaluar kufijtë drejt vendeve fqinje në perëndim, duke përfshirë Moldavinë, Poloninë, Rumaninë, Sllovakinë dhe Hungarinë. /Gazeta Express/