Shtetet e Bashkuara shënojnë mbi 67,000 raste të reja të koronavirusit - Gazeta Express
string(69) "shtetet-e-bashkuara-shenojne-mbi-67000-raste-te-reja-te-koronavirusit"

Shtetet e Bashkuara shënojnë mbi 67,000 raste të reja të koronavirusit

Gazeta Express

15/07/2020 8:32

Shtetet e Bashkuara i kanë regjistruar 67,417 raste të reja të koronavirusit gjatë 24 orëve të kaluara, sipas të dhënave të Universitetit “Johns Hopkins”.

Kështu, numri i përgjithshëm i personave të infektuar me virusin e ri në shtetin më të prekur në botë shkoi në 3,431,574, shkruan “CNN”, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Përpos infektimeve, gjatë kësaj periudhe u raportuan edhe 900 viktima të reja dhe numri i përgjithshëm i të vdekurve nga Covid-19 në ShBA shkoi në 136,466 që është shifra më e lartë në botë.

Në këto shifra janë të përfshira rastet nga 50 shtetet e ShBA-së, Distrikti i Kolumbisë dhe rastet e personave të riatdhesuar.

Shtetet e Bashkuara e kanë numrin më të lartë të të infektuarve me koronavirus në botë. Pas tyre radhiten Brazili dhe India.