Shtetet e Bashkuara po kryejnë sulme brenda Venezuelës, thotë një zyrtar amerikan për Reuters - Gazeta Express
string(92) "shtetet-e-bashkuara-po-kryejne-sulme-brenda-venezueles-thote-nje-zyrtar-amerikan-per-reuters"

Lajme

Gazeta Express

03/01/2026 10:18

Shtetet e Bashkuara po kryejnë sulme brenda Venezuelës, thotë një zyrtar amerikan për Reuters

Lajme

Gazeta Express

03/01/2026 10:18

Shtetet e Bashkuara po kryejnë sulme brenda Venezuelës, tha një zyrtar amerikan për Reuters herët të shtunën.

Zyrtari, i cili foli me kusht anonimiteti, nuk dha detaje shtesë, transmeton Gazeta Express.

Po ashtu, CBS News ka raportuar se disa zyrtarë amerikanë i kanë thënë se Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka urdhëruar sulme ndaj Venezuelës, përfshirë kryeqytetin e saj, Karakas, dhe bazat ushtarake.

Karakas sot u zgjua nga zhurma e shpërthimeve të fuqishme dhe helikopterë që fluturonin shumë poshtë.

Qeveria e Venezuelës ka akuzuar SHBA-në për “agresion ushtarak” dhe ka shpallë gjendjen e jashtëzakonshme.

Ndërkaq, qytetarëve iu bë thirrje që të mobilizohen kundër këtij “agresioni imperialist”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement