Shtetasja e Maqedonisë kapet në kufirin bullgar me 89 mijë euro të padeklaruara - Gazeta Express
string(79) "shtetasja-e-maqedonise-kapet-ne-kufirin-bullgar-me-89-mije-euro-te-padeklaruara"

Maqedoni

Gazeta Express

01/09/2025 17:26

Shtetasja e Maqedonisë kapet në kufirin bullgar me 89 mijë euro të padeklaruara

Maqedoni

Gazeta Express

01/09/2025 17:26

Policia kufitare bullgare ka ndaluar një shtetase të Maqedonisë pasi tek ajo janë gjetur të fshehura 89.000 euro, njoftuan autoritetet policore atje.

Ngjarja është raportuar më 29 gusht, kur një grua 40-vjeçare, duke udhëtuar me veturë, ka mbërritur në vendkalimin kufitar “Gjueshevo” për dalje nga Bullgaria. Policia kufitare kërkoi kontroll të përbashkët me doganierët dhe gjatë kontrollit tek udhëtarja u gjetën 89.000 euro të ngjitura dhe të fshehura nën rrobat e saj.

Sipas mediave bullgare, është hapur një hetim i shpejtë dhe gruaja është ndaluar. Autoritetet po punojnë për zbardhjen e rastit.