Vërmicë: Shtetasi shqiptar tenton t’i japë ryshfet policit dhe doganierit, dërgohet në mbajtje - Gazeta Express
string(91) "vermice-shtetasi-shqiptar-tenton-ti-jape-ryshfet-policit-dhe-doganierit-dergohet-ne-mbajtje"

Lajme

Gazeta Express

03/08/2025 9:40

Vërmicë: Shtetasi shqiptar tenton t’i japë ryshfet policit dhe doganierit, dërgohet në mbajtje

Lajme

Gazeta Express

03/08/2025 9:40

Një shtetas shqiptar është arrestuar në pikën kufitare në Vërmicë, pasi dyshohet se ka tentuar t’u japë ryshfet një zyrtari policor dhe një doganieri.

Ai u përpoq t’i ofronte një kartëmonedhë prej 1000 lekësh shqiptare një zyrtari policor dhe 10 euro një doganieri.

“SPK Vërmicë / 02.08.2025 – 00:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë për shkak se i njëjti gjatë legjitimimit të dokumenteve i ka ofruar zyrtarit policor një kartëmonedhë 1000 lekë shqiptare dhe doganierit një kartëmonedhë 10 €. Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas inicimit të rastit është dërguar në mbajtje”.