string(69) "shtetasi-shqiptar-kapet-me-dokumente-false-ne-aeroportin-e-prishtines"

Lajme

Gazeta Express

31/08/2021 11:43

Shtetasi shqiptar kapet me dokumente false në Aeroportin e Prishtinës

Lajme

Gazeta Express

31/08/2021 11:43

Policia e Kosovës ka  arrestuar një shtetas shqiptar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, pasi gjatë kontrollit atij i janë gjetur dokumente të udhëtimit të një shteti tjetër, që dyshohet se janë false, shkruan Gazeta Express.

Në konsultim me prokurorin, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“ANP Adem Jashari, 30.08.2021 – 12:20. Është arrestuar i dyshuari shtetas i Shqipërisë pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti janë gjetur disa dokumente udhëtimit të një shteti tjetër që dyshohet të jenë të falsifikuara. Në konsultim me prokurorin pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë./Express/