Njësitë policore kanë ndaluar një automjet me targa të Serbisë në pikën kufitare të Bërnjakut.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:50, kur gjatë kontrollit të detajuar, zyrtarët policorë kanë zbuluar dhe sekuestruar një vulë të strukturave paralele, e cila ishte e shkruar në gjuhën serbe.
I dyshuari, shtetas i Serbisë dhe drejtues i automjetit, është intervistuar nga ana e policisë. Me vendim të prokurorit kompetent, ai është liruar në procedurë të rregullt.
Rasti është kualifikuar si “Prodhimi dhe përdorimi i shenjave të etiketimit, masave dhe peshave të rreme”, dhe hetimet janë duke u zhvilluar nga njësitë përkatëse policore.