Shtetasi serb arrestohet në Maqedoni për kontrabandë të emigrantëve! MPB: U kap duke transportuar 5 persona nga Egjipti dhe 1 nga Palestina - Gazeta Express
string(137) "shtetasi-serb-arrestohet-ne-maqedoni-per-kontrabande-te-emigranteve-mpb-u-kap-duke-transportuar-5-persona-nga-egjipti-dhe-1-nga-palestina"

Maqedoni

Gazeta Express

23/02/2026 10:27

Shtetasi serb arrestohet në Maqedoni për kontrabandë të emigrantëve! MPB: U kap duke transportuar 5 persona nga Egjipti dhe 1 nga Palestina

Maqedoni

Gazeta Express

23/02/2026 10:27

Një shtetas i Serbisë është arrestuar në orët e para të mëngjesit në autostradën Gjevgjeli–Shkup, pasi në automjetin e tij u gjetën gjashtë emigrantë,. Sipas Policisë, i njëjti po transportonte pesë persona nga Egjipti dhe një nga Palestina.

“Më 23.02.2026, në ora 01:40, në autostradën Gjevgjeli – Shkup, në vendin e quajtur “Avllaqot” në Gjevgjeli, zyrtarët policorë e privuan nga liria M.P. (30) nga Republika e Serbisë. Gjatë kontrollit të veturës së pasagjerëve “Opel Astra” me targa serbe, të cilën e drejtonte ai, u gjetën gjashtë migrantë – pesë nga Egjipti dhe një nga Palestina. Personi iu dorëzua zyrtarëve policorë në DPB Gjevgjeli për procedura të mëtejshme, ndërsa emigrantët u vendosën në Qendrën pritëse-tranzite “Vinojug” në Gjevgjeli. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik kompetent dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, do të parashtrohet kallëzim përkatës2, thonë nga MPB.

Advertisement
Advertisement
Advertisement