string(78) "shtetasi-i-huaj-kapet-me-marihuane-e-gjera-ushqimore-te-vjedhura-ne-nje-market"

Lajme

Gazeta Express

04/12/2021 10:07

Shtetasi i huaj kapet me marihuanë e gjëra ushqimore të vjedhura në një market

Lajme

Gazeta Express

04/12/2021 10:07

Policia e Kosovës ka arrestuar dje një shtetas të huaj në Lipjan, pasi gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur substancë narkotike e llojit marihuanë, një thikë dhe disa gjëra ushqimore të vjedhura në një market, shkruan Gazeta Express.

Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Rr. Avdi Kelmendi, Lipjan 03.12.2021 – 17:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i huaj, pasi që gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar një sasi e substancës narkotike e llojit marihuanë, një thikë dhe disa gjëra ushqimore, që i kishte vjedhur në një market. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë. /Express/