Shtetasi i Gjermanisë arrestohet në kufirin e Maqedonisë
Maqedoni
Gazeta Express
20/09/2025 16:28
MPB ka njoftuar se ka arrestuar një shtetas të Gjermanisë në kufirin e Tabanocit.
“Më 19.09.2025, në orën 05:50, në Vendkalimin Kufitar Tabanoc, në hyrje të shtetit, nëpunësit policorë arrestuan N.M.T.(39) nga Gjermania, i cili drejtonte automjetin “Renault Clio” me targa gjermane.
Gjatë kontrollit kufitar dhe kontrollit të bagazhit personal, tek ai u gjetën dhe u sekuestruan substancë e bardhë pluhuri, substancë kokrrizore ngjyrë kafe dhe marihuanë.Është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të rastit do të parashtrohet kallëzimi përkatës”, njoftojnë nga MPB.