Gjatë Prime-t të sotëm, ku u transmetua një klip ku tregonte pozicionimet e banorëve, banorët patën përplasje me njëri-tjetrin.
Miri gjatë këtyre ditëve është munduar të krijojë fronte të reja për t’iu kundërvënë në lojë Selin.
Ky veprim, por edhe shumë deklarata të tjera të banorëve në shtëpinë e “Big Brother VIP”, sollën edhe reagimin e opinionistit Arbër Hajdari.
Selin: Xhaxhi Gerti të falënderoj, sa më kundra të kem aq më lart shkoj. Në këtë klip kuptova që Miri do të luajë me Gimbon, ndërkohë që thotë unë po luaj, Miri po bën një Sein të dytë. Mirit iu ndërtua loja dhe po mundohet të gjejë pak nga secili. Këtu duket shumë qartë se kush janë personazhet kryesorë në këtë shtëpi. Më vjen shumë keq që Miri u bë palë me një njeri që i përmendi incestin, të frikshëm që nuk u bënë bashkë.
Miri: Shtëpia është ndarë në dy fronte.
Selin: Ti je me Rogertin në një front.
Rogerti: E dimë ne se ku jemi.
Miri: Janë një grup individë që janë bërë bashkë që nga dita që unë e Selin nuk jemi bashkë. Kjo luftë e kësaj loje ta vazhdojmë bashkë. E kanë kuptuar që janë në minorancë edhe për votat për të zgjedhur liderin, jemi përballë tyre.
Arbër Hajdari: Ti the para 20 minutash the nuk kam folur për Selinën, por ke bërë intrigantin, ke folur për Selin. Sa mbaroi prime i mblodhe. Është krijuar një aleancë, të është krijuar përshtypja se je afruar me grupin e Gerit, ti mendon se Rogerti mund të bie dhe mund të bëhesh lideri i atij grupi, por Rogerti është lideri i atij grupi.
Miri: Sot jemi në një marrëdhënie tjetër, Selin e kam përballë.
Arbër Hajdari: Ti nxore mllefin që ke pasur që nga dita e parë që ajo ka dashur të njohë atë djalin (Gimbon).