Shtëpia e Kulturës “Ukë Bytyqi”, një pallat i ndërtuar gjatë këtij mandati, Muharremaj synon edhe 4 vite - Gazeta Express
string(100) "shtepia-e-kultures-uke-bytyqi-nje-pallat-i-ndertuar-gjate-ketij-mandati-muharremaj-synon-edhe-4-vite"

Lajme

Gazeta Express

04/10/2025 21:39

Shtëpia e Kulturës “Ukë Bytyqi”, një pallat i ndërtuar gjatë këtij mandati, Muharremaj synon edhe 4 vite

Lajme

Gazeta Express

04/10/2025 21:39

Kryetari i Suharekës, kandidat i AAK-së edhe për një mandat tjetër, Bali Muharremaj ka treguar për punët që janë bërë në këtë komunë.

Muharremaj në emisionin Pressing në T7 tha se Shtëpia e Kulturës ‘Ukë Bytyqi’ për të është si një pallat, dhe jo si shtëpi. Ai madje tha se kjo mund t’i shërbejë edhe të gjitha institucioneve të Kosovës, pa dallim.

Ai përmendi disa nga punët që ka kryer gjatë mëndatit të tij në krye të komunës së Suharekës.

“Shtëpia e Kulturës në Mushtisht njëjtë që ka kushtu në vlerë rreth 500 mijë euro, kemi bo rreth 10 salla sportive nëpër fshatra që vlera e tyre është rreth 3 milionë euro, kemi bo QKMF në katër fshatrat më të mëdhaja. Mirëpo kemi edhe shumë punë tjera që kemi kry, pritet të lëshohet edhe stadiumi”, tha Muharremaj.