Shtëpia e Evropës dhe GKK sjellin ekspozitën virtuale ‘Artistët në karantinë’ - Gazeta Express
string(75) "shtepia-e-evropes-dhe-gkk-sjellin-ekspoziten-virtuale-artistet-ne-karantine"

Gazeta Express

24/07/2020 14:04

Shtëpia e Evropës dhe GKK sjellin ekspozitën virtuale ‘Artistët në karantinë’

Gazeta Express

24/07/2020 14:04

Shtëpia e Evropës në Prishtinë, me datë 29 korrik në ora 12:00, do ta hapë ekspozitën virtuale ‘Artistët në karantinë’

Kjo ekspozitë vjen si bashkëpunim me Galerinë Kombëtare të Kosovës.

Lexo Edhe:

Në këtë ekspozitë prezantohen vepra të cilat janë punuar nga artistët gjatë karantinës. Kjo ekspozitë reflekton mbi gjendjen sociale të një shoqërie në situatë pandemie. Krejt kjo është eksperiencë e re për të gjithë: ndryshimi i normave sociale dhe i ritmit ditor të secilit prej nesh.

Ekspozita do të shpaloset në formatin digjital 360º (shëtitje virtuale – fotografi panoramike interaktive 360º), ndërsa nëse Shtëpia e Evropës do të hapet në javët në vazhdim, ekspozita do të jetë e hapur edhe për vizitorë.

Artistët pjesëmarrës në këtë ekspozitë të kuruar nga Engjëll Berisha, janë: Artan Hajrullahu, Arbnor Karaliti, Brilant Milazimi, Driton Selmani, Edona Kryeziu dhe Lorik Sylejmani./ KultPlus.com