“Shtëpia e ëndrrave” nuk është më një ëndërr për kamboxhianin - Gazeta Express
string(59) "shtepia-e-endrrave-nuk-eshte-me-nje-enderr-per-kamboxhianin"

“Shtëpia e ëndrrave” nuk është më një ëndërr për kamboxhianin

Fun

Gazeta Express

07/02/2023 22:36

Chrach Pov ka ndërtuar një shtëpi në formën e avionit

I inspiruar nga ëndrra për të fluturuar, një burrë nga Kamboxhia ka ndërtuar një shtëpi e cila është modeluar  në formën e një avioni.

Lexo Edhe:

Chrach Pov përdori paratë e kursyera prej 30 vitesh si punëtor ndërtimi për të krijuar një shtëpi 20 metra të gjatë, katër metra të gjerë dhe rreth gjashtë metra të lartë në tokën e tij.

Megjithëse nuk ka hipur kurrë në një avion më parë, 43-vjeçari ka parë avionët që uleshin në aeroport dhe pikërisht në ato momente filloi ideja e ndërtimit të kësaj shtëpie të veçantë.

“Ndihem shumë i lumtur që jetoj në këtë shtëpi, sepse duket si avion i vërtetë kur eci dhe qëndroj brenda edhe  pse nuk mund të fluturojë. Jam shumë i emocionuar që munda ta përmbush ëndrrën time edhe pse ende nuk është përfunduar 100 për qind”.

Të lumtur janë edhe fqinjët e tij të se ndihen krenar për ndërtmin e kësaj shtëpie të veçantë.

“Duket shkëlqyeshëm. Si fqinje, unë jam krenare për të që ai ka mundur të bëjë, një punë kaq të madhe dhe jam e kënaqur që shoh shumë vizitorë këtu”.

Ndërtimi për këtë shtëpi filloi në Mars të 2022 dhe dëri më tani ka kushtuar 20,000 Dollarë. Pov ëndërron të fluturojë në një avion në të ardhmen por derisa kjo dëshirë të bëhet realitet ai po shijon kohën që kalon tek shtëpia e tij e veçantë. /Klan News