Shtëpia e Çalamanit u dogj qëllimisht për të zhdukur gjurmët, por çfarë pa Mateo - Gazeta Express

Ballina

Gazeta Express

27/11/2021 15:29

Shtëpia e Çalamanit u dogj qëllimisht për të zhdukur gjurmët, por çfarë pa Mateo

Ballina

Gazeta Express

27/11/2021 15:29

Nga Xhensila Kodra

Policia e Fierit dyshon se zjarri i vendosur në banesën ku jetonte Klodian Çalamani ka qene i qëllimshëm dhe mund te jete vendosur nga ndonjë banor i zonës për të fshehur gjurmët e vrasjes se 8 vjeçarit Mateo Vasiu.

Lexo Edhe:

Burime pranë grupit hetimor i thanë ABC se kjo ngjarje nuk mund të jetë e rastësishme dhe nuk është shkaktuar nga ndonjë shkëndijë elektrike, apo bombol gazi.

Nga verifikimet e kryera rezultoi se energjia elektrike aty është ndërprerë që pas arrestimit të 38-vjeçarit. Ndërsa në dhomën ku ai jetonte nuk kishte bombol gazi. Këto fakte, e kanë shtyrë policinë të dyshojnë se pas kësaj ngjarje mund të fshihet ndonjë banor i fshatit Grecalli të Fierit. Hetuesit dyshojnë se me djegien e banesës së Klodian Çalamanit, autori është përpjekur të fshehë gjurmët dhe bashkëpunëtorët në vrasjen e Mateos.

Pista e një bashkëpunëtori në vrasjen makabre të 8-vjeçarit po hetohet nga Policia dhe Prokuroria e Fierit, pas deklaratave të bëra nga familjarët e Mateos. Ata pretendojnë se i mituri mund të jetë vrarë nga Çalamani në mënyrë që të mos nxirrte ndonjë sekret apo diçka që Mateo mund të kishte parë.

Ky sekret, dyshohet se ka të bëjë me një lidhje intime mes Çalamanit dhe një personi tjetër të fshatit Grecalli. Pikërisht për këtë person ende të paidentifikuar, policia dyshon se është edhe autor i zjarrvënies në banesën e 38-vjeçarit.