Shtëpia e Bardhë thotë se opsioni i parë i Trumpit për Iranin është diplomacia, por edhe forca vdekjeprurëse nëse është e nevojshme - Gazeta Express
string(130) "shtepia-e-bardhe-thote-se-opsioni-i-pare-i-trumpit-per-iranin-eshte-diplomacia-por-edhe-forca-vdekjeprurese-nese-eshte-e-nevojshme"

Lajme

Gazeta Express

24/02/2026 17:17

Shtëpia e Bardhë thotë se opsioni i parë i Trumpit për Iranin është diplomacia, por edhe forca vdekjeprurëse nëse është e nevojshme

Lajme

Gazeta Express

24/02/2026 17:17

Opsioni i parë i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, me Teheranin është gjithmonë diplomacia, por ai është i gatshëm të përdorë forcë vdekjeprurëse nëse është e nevojshme, tha zëdhënësja e tij të martën, ndërsa diplomati i tij i lartë përgatitet të informojë udhëheqësit e lartë të Kongresit lidhur me Iranin gjatë ditës.

“Opsioni i parë i Presidentit Trump është gjithmonë diplomacia. Por, siç e ka treguar… ai është i gatshëm të përdorë forcën vdekjeprurëse të ushtrisë së Shteteve të Bashkuara nëse është e nevojshme”, u tha Karoline Leavitt gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, shkruan Reuters, trasmeton Gazeta Express.

“Presidenti është gjithmonë vendimmarrësi përfundimtar këtu”.

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, është planifikuar të informojë udhëheqësit e lartë të kongresit këtë të martë, sipas Departamentit të Shtetit të SHBA-së. Rubio pritet të informojë ligjvënësit mbi Iranin, tha një burim i njohur me çështjen për Reuters.

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur një forcë të madhe detare pranë bregdetit iranian përpara sulmeve të mundshme ndaj Republikës Islamike. Trump më 19 shkurt tha se po i jepte Teheranit rreth 10 deri në 15 ditë për të arritur një marrëveshje.

Trump mund të flasë për kërcënimet e tij kundër Iranit për shkak të programit të tij bërthamor në fjalimin e tij për gjendjen e kombit të martën në mbrëmje.

Advertisement
Advertisement
Advertisement