Shtëpia e Bardhë paralajmëron Londrën mbi rreziqet nga Huawei - Gazeta Express
string(61) "shtepia-e-bardhe-paralajmeron-londren-mbi-rreziqet-nga-huawei"

Shtëpia e Bardhë paralajmëron Londrën mbi rreziqet nga Huawei

Gazeta Express

24/12/2019 19:37

Shtëpia e Bardhë paralajmëron Britaninë e Madhe për rreziqet e spiunazhit, nga kompania shtetërore kineze Huawei në zhvillimin e rrjeteve britanike 5G.

Paralajmërimi vjen nga këshilltari i sigurisë kombëtare, Robert O’Brien.

Lexo Edhe:

I intervistuar nga ”Financial Times”, O’Brien tha se lejimi i Huawei me 5G rrezikon t’i japë Kinës detaje nga jeta e qytetarëve britanikë, si dhe mundësinë e vjedhjes së sekreteve kombëtare.

“Ata do të vjedhin sekretet shtetërore masivisht, qofshin ato sekrete bërthamore ose sekrete të agjencive MI6 ose MI5”, theksoi O’Brien.

“Është tronditëse për ne që njerëzit në Britaninë e Madhe të mendojnë se Huawei është një teknologji tregtare. 5G cënon sigurisë kombëtare’’, përfundoi ai.