Shtëpia e Bardhë do t'i hapë dyert për festën e Halloween-it - Gazeta Express
string(65) "shtepia-e-bardhe-neser-do-ti-hape-dyert-per-festen-e-halloween-it"

Gazeta Express

24/10/2020 13:52

Shtëpia e Bardhë do t’i hapë dyert për festën e Halloween-it

Gazeta Express

24/10/2020 13:52

Familja Trump po përgatitet për festën e Halloween, ku për të dielën e ardhshme në ambientet e Shtëpisë së Bardhë, ku midis kungujve dhe zbukurimeve të vjeshtës do të hapen edhe portat për fantazmat, zanat dhe për super heronjët.

Të ftuar do të jenë punonjësit e vijës së parë, anëtarët e familjes si dhe ushtarë e studentë, të shoqëruar nga prindërit e tyre.

Por, kësaj here janë planifikuar masa anti-Covid-19 të detyrueshme si maska, distancim shoqëror, mjete pastruese për duar, doreza dhe një qasje pa prekje për shpërndarësit e produkteteve.  /Express/