Shtëpia e Bardhë: Lirimi i të burgosurve në Venezuelë është një shembull i ndikimit të presidentit Trump - Gazeta Express
string(103) "shtepia-e-bardhe-lirimi-i-te-burgosurve-ne-venezuele-eshte-nje-shembull-i-ndikimit-te-presidentit-trump"

Lajme

Gazeta Express

08/01/2026 23:58

Shtëpia e Bardhë: Lirimi i të burgosurve në Venezuelë është një shembull i ndikimit të presidentit Trump

Lajme

Gazeta Express

08/01/2026 23:58

Shtëpia e Bardhë ka reaguar lidhur me lirimin e të burgosurve të shpallur sot në Venezuelë, duke e cilësuar atë si një shembull të ndikimit që ushtron presidenti amerikan Donald Trump mbi autoritetet në Karakas.

Në një deklaratë të dërguar për Agjencinë Franceze të Lajmeve (AFP), zëvendëszëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Anna Kelly, u shpreh se ky zhvillim tregon mënyrën se si Trump përdor ndikimin e tij.

“Kjo është një nga shembujt se si presidenti përdor ndikimin e tij në maksimum, për të mirën e popullit amerikan dhe të popullit të Venezuelës,” theksoi ajo.

Spanja njofton lirimin e pesë shtetasve spanjollë

Ndërkohë, qeveria spanjolle njoftoi sot lirimin e pesë shtetasve spanjollë në Venezuelë, mes tyre edhe një person me shtetësi të dyfishtë. Lajmi vjen pas deklaratës së presidentit të Parlamentit venezuelian për lirimin e një numri të konsiderueshëm të të burgosurve politikë.

“Në qeverinë spanjolle përshëndesim lirimin sot në Karakas të pesë shtetasve spanjollë, përfshirë një me shtetësi të dyfishtë, të cilët po përgatiten të kthehen në Spanjë me ndihmën e ambasadës sonë në Karakas,” thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme të Spanjës.

Sipas Madridit zyrtar, ky zhvillim përbën “një hap pozitiv në fazën e re në të cilën po hyn Venezuela”, ndërsa komuniteti ndërkombëtar vijon të ndjekë nga afër situatën politike dhe të të drejtave të njeriut në vend. /Panorama

Advertisement
Advertisement
Advertisement