Shtëpia e Bardhë: Do të testohet për Covid-19 kushdo që do jetë në kontakt me Trump - Gazeta Express
string(82) "shtepia-e-bardhe-do-te-testohet-per-covid-19-kushdo-qe-do-jete-ne-kontakt-me-trump"

Gazeta Express

03/04/2020 22:39

Shtëpia e Bardhë: Do të testohet për Covid-19 kushdo që do jetë në kontakt me Trump

Gazeta Express

03/04/2020 22:39

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë konfirmoi raportet se do të kryhen teste për Covid-19 për këdo që do ketë kontakt me Presidentin Trump dhe zëvendës Presidentin Mike Pence.

“Ndërsa mjeku për Presidentin dhe Operacionet e Shtëpisë së Bardhë vazhdojnë të mbrojnë shëndetin dhe sigurinë e Presidentit dhe Zëvendës Presidentit, duke filluar nga sot kushdo që pritet të jetë në afërsi të secilit prej tyre do të kryejnë një test COVID-19 për të vlerësuar gjendjen e tyre shëndetësore, që të mos transmetohet koronavirusi në mënyrë të paqëllimtë, ” tha në një deklaratë zëvendës Sekretari i Shtypit i Shtëpisë së Bardhë Judd Deere.

Lexo Edhe:

Shtëpia e Bardhë ka kryer kontrolle të temperaturës për ata afër Trump dhe Pence që nga data 14 mars.