Shtëpia Botuese “Skanderbeg Books” i është bashkëngjitur grupit “PEMA“ - Gazeta Express
string(66) "shtepia-botuese-skanderbeg-books-i-eshte-bashkengjitur-grupit-pema"

Arte

Gazeta Express

13/09/2023 16:13

Shtëpia Botuese “Skanderbeg Books” i është bashkëngjitur grupit “PEMA“

Arte

Gazeta Express

13/09/2023 16:13

«Skanderbeg Books», themeluar në fillim të viteve 2000, është një nga botuesit më të njohur në botën e letrave shqipe.

Për gati njëzet vite solli në gjuhën shqipe autorë të rëndësishëm bashkëkohorë, si: Orhan Pamuk, Haruki Murakami, Vladimir Nabokov, Amos Oz, Michel Houellebecq, Mario Vargas Llosa, Philip Roth, Jonathan Franzen, J. M. Coetzee, Doris Lessing, Ian McEwan, Elfriede Jelinek, Oliver Sacks, etj., dhe autorët shqiptarë, si: Flutura Açka, Fatos Lubonja, Arber Ahmetaj, Ag Apolloni, etj., duke i garantuar lexuesit shqiptar cilësi të lartë me emrin e saj. «Skanderbeg Books» do të vazhdojë të mbajë të njëjtin emër dhe qendrën e saj në Tiranë. Titujt e rinj të autorëve të saj ekskluzivë të huaj dhe shqiptarë do të vijojnë të botohen nga «Skanderbeg Books» dhe do të jetë streha e së njëjtës politikë botimesh e bashkëpunimesh në shërbim të vitrinës shqiptare të librit.

Lexo Edhe:

«Pema» është tashmë një kompani e njohur në fushën e botimeve, me përvojë të vyer dhe dinamike në tregun e librit shqip, dhe do të përmbushë për lexuesin shqiptar dhe partnerët e «Skanderbeg Books» të gjitha pritshmëritë e administrimit shembullor, si dhe do të punojë për zgjerimin e shtëpisë botuese.