Shtëpia botuese ‘Pema’/ Botime të reja - Gazeta Express
string(35) "shtepia-botuese-pema-botime-te-reja"

Arte

Gazeta Express

27/06/2022 15:51

Shtëpia botuese ‘Pema’/ Botime të reja

Arte

Gazeta Express

27/06/2022 15:51

Shtëpia Botuese ‘Pema” vjen me një numër botimesh të reja.

Tim Marshall: Të burgosur nga gjeografia
Mbase libri më i duhur për t’u lexuar momentalisht. Duke lexuar këtë libër kuptojmë luftën Rusi-Ukrainë dhe, në fakt, kuptojmë edhe atë që na pret në të ardhmen. Sepse, siç thotë autori, gjeografia nuk është fat, është fakt.

Të gjithë liderët janë të kufizuar nga gjeografia. Mundësitë e tyre limitohen nga malet, lumenjtë, detet dhe betoni. Po, për të ndjekur ngjarjet botërore duhet të kuptosh njerëzit, idetë dhe lëvizjet – por nëse nuk e njeh gjeografinë, asnjëherë nuk do ta rrokësh tërësinë.

Nëse ndonjëherë ke pyetur veten se pse Putini është kaq i fiksuar me Krimenë, pse SHBA-të ishin të destinuara të bëheshin fuqi globale apo pse baza e fuqisë së Kinës vazhdon të zgjerohet, duke avancuar përpara, përgjigjet gjenden të gjitha këtu.
“Të burgosur nga gjeografia” shqyrton të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen, për të ofruar një panoramë të qenësishme të njërit prej faktorëve themelorë dhe vendimtarë në historinë botërore. Është koha për ta rivendosur gjeo-n në gjeopolitikë.

Lexo Edhe:

“FJALIME MADHËSHTORE që kanë lënë gjurmë në epokën tonë” është një përmbledhje fjalimesh nga njerëzit më të përfolur dhe më me ndikim. Fjalime epokale, oratori brilante, fjalë emocionuese dhe tejet të thella, të njerëzve që kanë bërë historinë.

Emrat e përfshirë në këtë pëmbledhje janë: Mahatma Gandi, Marie Curie, Franklin D. Roosevelt, Winston Churcill, Charles De Gaulle, Jozef Stalin, David Ben Gurion, Albert Einstein, Jean Monnet, Nikita Hrushov, Ernesto Che Guevara, John F. Kennedy, Martin Luther King, Malcolm X, Richard M. Nixon, Nënë Tereza, Margaret Thatcher, Ronald Reagan, Desmond Tutu, Vaclav Havel, Nelson Mandela, Benazir Bhutto, George Bush, Steve Jobs dhe Malala Yousafzai. Për secilin fjalim, është dhënë biografia e autorit dhe konteksti i fjalimit. Përkthyer nga Urim Nerguti.

Charles Darwin: PREJARDHJA E LLOJEVE, me anën e seleksionit natyror ose ruajtja e racave më të përshtatura në luftë për jetë (Origin of species)

Një nga librat më të debatuar në histori, “Prejardhja e llojeve” nga Çarlz Darvini rivjen në këtë botim të ri duke risjellë afër lexuesve një vepër thelbësore të shkencës.

Nën përkthimin e jashtëzakonshëm të Nelson Çabejt, vepra e Darvinit u botua për herë të parë më 1982 në Shqipëri. Plot dyzet vjet më vonë, më 2022, tashmë në Kosovë, ribotohet me një mesazh dashamirës të përkthyesit: “Ribotimin e veprës ‘Prejardhja e llojeve’ nga Çarlz Darvini ua kushtoj zhvillimit të shkencës dhe brezit të ri të shkencëtarëve shqiptarë.”

Kur u botua për herë të parë në gjuhën angleze, i tërë tirazhi i parë u shit brenda një dite. Shkaktoi debate dhe diskutime që vazhdojnë edhe sot. Shkruar për lexuesin e gjerë, vepra ndryshoi besimet e deriatëhershme mbi jetën dhe krijimin e saj. Ndikimet e saj janë të pamatshme; ka ndryshuar thelbësisht perceptimin mbi gjithçka, që prej fesë e deri tek ekonomia.

Rupi Kaur: homebody

Autorja jokonvencionale Rupi Kaur ka thyer të gjitha rekordet e shitjes (me librat milk and honey dhe sun and her flowers), duke u bërë sensacion në rrjetet sociale. Pas një mungese të gjatë, rivjen te lexueset dhe lexuesit me librin e “home body”, me rrëfime mbi mendjen, zemrën. pushimin dhe zgjimin.

/Gazeta Express