Shtëpia Botuese gjermane boton librin “Leadership” të autorit kosovar - Gazeta Express
string(67) "shtepia-botuese-gjermane-boton-librin-leadership-te-autorit-kosovar"

Arte

Gazeta Express

16/04/2021 19:06

Shtëpia Botuese gjermane boton librin “Leadership” të autorit kosovar

Arte

Gazeta Express

16/04/2021 19:06

Shtëpia botuese gjermane, “Unser Wissen” me bazë në Frankfurt ka botuar librin “Leadership” të autorit kosovar Burim Dërmaku

Botimi, shpërndarja dhe të shpenzimet për botimet e këtij libri janë bërë nga kjo Akademi me seli në Gjermani, e cila ka një rrjetë në tërë botën.

Dërmaku këtë e ka bërë të ditur me anë të një emaili ku ky libër botohet pas librit të tij, po ashtu të botuar ndërkombëtarisht me titull “Kredit jo-përformuese”.

Sipas tij libri “Lidershipi” ka kaluar me sukses edhe testimin për plagjiaturë në SHBA dhe tani gjendet edhe në libraritë si; Amazon, Morebooks, Hachette, Barnes&Noble, Lightning Source, Ingram, Baker & Taylor, Matthews Medical, NACSCORP, Bertrams etj etj.; libri është përkthyer edhe në: anglisht, gjermanisht, italisht, spanjisht, holandisht, portugalisht etj.

Madje ky libër është përkthyer edhe në spanjisht, pavarësisht se një ndër fjalët kyçe Kosovo. /GazetaExpress/