Shtëpa vetëm 6 metra e gjatë që mban gjithçka që ju nevojitet për një jetë të rehatshme - Gazeta Express
string(87) "shtepa-vetem-6-metra-e-gjate-qe-mban-gjithcka-qe-ju-nevojitet-per-nje-jete-te-rehatshme"

Fun

Gazeta Express

29/08/2021 11:50

Shtëpa vetëm 6 metra e gjatë që mban gjithçka që ju nevojitet për një jetë të rehatshme

Fun

Gazeta Express

29/08/2021 11:50

Sekreti qëndron në hapësirën e përdorur në mënyrën më të mirë

Mjekja Loren nga Zelanda e Re i befasoi shumicën e njerëzve kur ajo ndërroi shtëpinë e saj luksoze me një shtëpi prej druri, me të cilën udhëton nëpër botë.

Lexo Edhe:

Kjo shtëpi prej druri është vetëm 2.5 metra e gjerë dhe 6 metra e gjatë.

Edhe pse duket vërtet e vogël dhe kompakte, kjo shtëpi ka gjithçka që nevojitet për të jetuar – një kuzhinë, një banjë dhe një dhomë gjumi.

Shtëpia është bërë nga kedri japonez, një dru që “merr frymë”, dhe ka shumë dritare, për shkak të të cilave atmosfera në shtëpi është e ajrosur dhe e ndritshme.

Është gjithashtu interesante që mjekja u desh ta “lidhte” shtëpinë me zinxhirë në tokë, për shkak të vendit me erë ku ajo aktualisht jeton.

– Zgjodha një shtëpi si kjo, sepse mund ta marr shtëpinë me vete. Për më tepër, unë jam më shumë në natyrë. Këtu, aktualisht jam në mes të vreshtit – tha Loren.