Shtatzënia nuk e ka ndryshuar fare! Afërdita Dreshaj tregon sekretin e një trupi perfekt - Gazeta Express
string(87) "shtatzenia-nuk-e-ka-ndryshuar-fare-aferdita-dreshaj-tregon-sekretin-e-nje-trupi-perfekt"

Rozë

Gazeta Express

06/01/2021 13:15

Shtatzënia nuk e ka ndryshuar fare! Afërdita Dreshaj tregon sekretin e një trupi perfekt

Rozë

Gazeta Express

06/01/2021 13:15

Afërdita Dreshaj është në muajin e 7 të shtatzënisë dhe deri më tani duket në formën më të mirë fizike.

Përveçse nuk duket të ketë shtuar shumë në peshë, bukuroshja shqiptare nuk ka as strija në lëkurë.

Lexo Edhe:

 Këtë gjë ja kanë vënë re dhe ndjekësit e saj, të cilët i kanë kërkuar menjëherë sekretin që fshihet pas kësaj forme kaq perfekte.

Së fundmi ajo ka zhvilluar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në llogarinë e saj në Instagram.

Ajo është pyetur se si ka mundësi që të mos ketë asnjë lloj shenjë strije në trupin e saj.

Ajo ka një përgjigje lidhur me këtë.

Deri më tani nuk kam asnjë falë Zotit. Përpiqem të hidratohem si brenda dhe jashtë sa më shumë të mundem”, është përgjigjur Dreshaj.