Shtatorja e Adem Jasharit në Prizren po cilësohet si karikaturë dhe skandaloze - Gazeta Express
string(78) "shtatorja-e-adem-jasharit-ne-prizren-po-cilesohet-si-karikature-dhe-skandaloze"

Lajme

Gazeta Express

28/11/2020 20:18

Shtatorja e Adem Jasharit në Prizren po cilësohet si karikaturë dhe skandaloze

Lajme

Gazeta Express

28/11/2020 20:18

Qyteti ku u mbajt Kuvendi i Lidhjes së Prizrenit, për 28 Nëntor u bë mikpritësi i heronjve të kombit në bronz.

Shtatorja e komandantit legjendar Adem Jashari u zbulua në një qendër tregtare të qytetit. Por, ajo po merr kritika të ashpra për shkak të formës së heroit të cilën artisti është munduar ta glorifikojë.

Lexo Edhe:

Në sfond të shtatores së heroit është vendosur slogani “Liria ka emër” që u aktualizua së fundi për ish-udhëheqësit e UÇK-së që po përballen me akuza për krime lufte.

Analisti politik Imer Mushkolaj ka reaguar ndaj kësaj ‘vepre arti’. Mushkolaj ka thënë se komandanti Adem Jashari nuk meriton këso lloj karikature.

Nji vepër e tillë, pavarësisht qëllimit të mirë, nuk i bën nder Prizrenit. Komandanti nuk e meriton një këso karikature.

Posted by Imer A. Mushkolaj on Saturday, November 28, 2020

Në përurimin e shtatores morën pjesë ministri i Mbrojtjes, Anton Çuni dhe nipi i komandantit, njëherit edhe kryetar i Skenderajt, Bekim Jashari.

Përvec heroit Adem Jashari, në Prizren u përurua edhe shtatorja e heroit Gjergj Kastrioti – Skënderbeut.