Shtatori në Teatrin ‘Oda’ - Gazeta Express
string(23) "shtatori-ne-teatrin-oda"

Shtatori në Teatrin ‘Oda’

Arte

Gazeta Express

12/09/2022 16:34

Muaji shtator Teatrin Oda e gjen me dy shfaqje e me katër mbrëmje teatrore. Shfaqja “Burrnesha” nga Jeton Neziraj dhe “Stiffler” nga Doruntina Basha”, luhen në Odë më 24,28,29 dhe 30 shtator.

“Burrnesha” vjen më fillim nga ora 20:00, të shtunën dhe të mërkurën, përkatësisht me datat 24 dhe 28 shtator. Shfaqja tjetër “Stiffler”, luhet të enjten dhe të premten me datat 20 dhe 30 shtator.

Lexo Edhe:

“Burrnesha” trajton fenomenin e burrneshave, nën dritën edhe të debatit të tanishëm mbi çështjet gjinore, si dhe adreson konceptin e lirisë, mos-lirisë në shoqëritë me vlera, koncepte e konstrukte të ndryshme shoqërore.

Në shfaqje luajnë aktorët: Tringa Hasani, Semira Latifi dhe Kushtrim Qerimi.

“Burrnesha”, është me regji nga Erson Zymberi, ndërsa  skenarin e ka shkruar Jeton Neziraj.

Shfaqja “Stiffler” tregon përvojën e Havës, një punëtore seksi e therur me thikë në shpinë nga një klient i saj.

Hava i kalon 24 orë duke kërkuar ndihmë nëpër institucione dhe adresa të ndryshme, ku trajtohet e gjykohet si kriminele e jo si viktimë e një krimi.

“Shfaqja ka marrë titullin “Stiffler”, kështu duke portretizuar thikën të cilën Hava e mban të ngulur në shpinë përgjatë gjithë shfaqjes si simbol të asaj që ajo merr në secilin institucion e derë që troket për të kërkuar ndihmë, një tjetër thikë të ngulur në plagën që vazhdon t’i qëndroj hapur”, thuhet në njoftim.

Në shfaqje luajnë: Rebeka Qena, Adrian Morina dhe Armend Smajli.

/Gazeta Express