Shtatzëna që ishte e infektuar me COVID-19 lind foshnjën, mjekët tregojnë për gjendjen - Gazeta Express
string(74) "shtatezena-ee-infektuar-me-covid-19-lind-foshnjen-mjeket-tregojne-gjendjen"

Gazeta Express

22/05/2020 11:23

Shtatzëna që ishte e infektuar me COVID-19 lind foshnjën, mjekët tregojnë për gjendjen

Gazeta Express

22/05/2020 11:23

Një grua shtatzënë e cila kishte rezultuar pozitiv në testin COVID-19 ka sjellë në jetë sot foshnjën.

Ajo tanimë konsiderohet e shëruar nga infektimi pasi që ka dalë negativ në dy teste.

Lexo Edhe:

Lajmin e ka konfirmuar drejtori i Gjinekologjisë, Jakup Ismajli.

“Gruaja shtatzënë ka qenë e infektuar dhe e hospitalizuar në Klinikën Infektive, por tanimë ajo është e shëruar. Shtatzëna ka qëndruar 17 ditë në Klinikën Infektive për t’u trajtuar nga virusi, pas dy javësh ka dalë negative dhe sot e ka përfunduar lindjen me operacion. Nëna dhe beba janë në gjendje të mirë shëndetësore”, ka thënë ai për Indeksonline.

Ismajli shtoi se nuk ka asnjë rast me COVID-19 nga personeli shëndetësor dhe pacientët në Klinikën e Gjinekologjisë.