Shtatë ushtarë izraelitë u vranë pasi automjeti i blinduar u godit nga një shpërthim në Gaza - Gazeta Express
string(92) "shtate-ushtare-izraelite-u-vrane-pasi-automjeti-i-blinduar-u-godit-nga-nje-shperthim-ne-gaza"

Lajme

Gazeta Express

25/06/2025 8:06

Shtatë ushtarë izraelitë u vranë pasi automjeti i blinduar u godit nga një shpërthim në Gaza

Lajme

Gazeta Express

25/06/2025 8:06

Shtatë ushtarë izraelitë u vranë gjatë luftimeve në pjesën jugore të Rripit të Gazës dje, pasi automjeti i blinduar në të cilin udhëtonin u godit nga një pajisje shpërthyese.

Gjashtë nga ushtarët e vrarë janë identifikuar si:

Lejt. Matan Shai Yashinovski, 21 vjeç, nga Kfar Yona.

Nënoficer Ronel Ben-Moshe, 20 vjeç, nga Rehovot.

Nënoficer Niv Radia, 20 vjeç, nga Elyakhin.

Ushtar Ronen Shapiro, 19 vjeç, nga Mazkeret Batya.

Ushtar Shahar Manoav, 21 vjeç, nga Ashkelon.

Ushtar Maayan Baruch Pearlstein, 20 vjeç, nga Eshhar.

Emri i ushtarit të shtatë pritet të bëhet i ditur në orët në vijim.

Të gjithë ata shërbyen me batalionin e 605-të të inxhinierisë luftarake, raporton Reuters

Sipas një hetimi fillestar të IDF, një operativ i terrorit palestinez vendosi një bombë në automjetin e blinduar të tipit Puma, në të cilin ndodheshin ushtarët, ndërsa ata ishin duke udhëtuar në Khan Younis, raporton the times of israel.

Shpërthimi shkaktoi një zjarr në automjetin e blinduar dhe përpjekjet për ta shuar atë dështuan. Të gjithë ushtarët brenda automjetit humbën jetën në zjarr. Rrënojat e automjetit të djegur u tërhoqën më vonë nga Gaza.

Në një incident tjetër në zonën e Khan Younis, dy ushtarë të batalionit 605 u plagosën nga zjarri i një granate raketore (RPG), njëri prej tyre në gjendje të rëndë dhe tjetri më lehtë.