Shtatë raste të dhunës në familje në raportin 24 orësh të Policisë - Gazeta Express
string(66) "shtate-raste-te-dhunes-ne-familje-ne-raportin-24-oresh-te-policise"

Lajme

Gazeta Express

09/02/2026 9:22

Shtatë raste të dhunës në familje në raportin 24 orësh të Policisë

Lajme

Gazeta Express

09/02/2026 9:22

Shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar në raportin 24 orësh të Policisë.

Në Fushë Kosovë një burrë dyshohet se e ka sulmuar një grua. Ai është dërguar në mbajtje.

“Fushë Kosovë, 08.02.2026-11:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti pas një mosmarrëveshje dyshohet se ka sulmuar viktimën femër kosovare. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”

Në Prishtinë dy persona kanë sulmuar njëri- tjetrin.

“Prishtinë 08.02.2026 – 23:50. Raportohet se pas një mosmarrëveshje dy të dyshuar meshkuj kosovarë kanë sulmuar njëri tjetrin. Të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje. Rasti në procedure hetimore.”

Ndërsa në Dragash një burrë e ka sulmuar një grua. I dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Dragash 08.02.2026-13:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti pas një mosmarrëveshje dyshohet se ka sulmuar viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”

Një burrë është arrestuar në Vushtrri pasi e ka sulmuar një grua. 

“Vushtrri 08.02.2026-01:05. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, dyshohet se kishte kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti vazhdon te trajtohet ne procedure te rregullt.”

Në Skenderaj një burrë është arrestuar për dhunë në familje.

“Skenderaj 06.02.2026-21:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, dyshohet se ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.”

Në Mitrovicë është arrestuar një burrë që dyshohet se i ka kanosur dy viktima.

“Mitrovicë Jugu 08.02.2026-19:50. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar ka kanosur dy viktimat kosovarë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti po hetohet nga ekipet relevante policore.”

Një person është dërguar në mbajtje në Leposaviq pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj një gruaje.

“Leposaviq 08.02.2026-23:00. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar ka kryer vepren e lartcekur ndaj viktimes femer kosovare. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim te prokurorit dërgohet në mbajtje.”

Advertisement
Advertisement
Advertisement