string(91) "shtate-raste-te-dhunes-ne-familje-ne-raportin-24-oresh-pese-prej-tyre-ne-rajonin-e-gjakoves"

Lajme

Gazeta Express

22/05/2025 10:47

Shtatë raste të dhunës në familje në raportin 24 orësh, pesë prej tyre në rajonin e Gjakovës

Lajme

Gazeta Express

22/05/2025 10:47

Shtatë raste të dhunës në familje janë përfshirë në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. Pesë prej tyre janë në rajonin e Gjakovës, një në Prishtinë dhe një Deçan.

Në Prishtinë është arrestuar një person pasi dyshohet se ka ushtruar dhune fizike ndaj viktimës femër kosovare. Ai është dërguar në mbajtje.

“DHUNË NË FAMILJE- Prishtinë 21.05.2025, 23:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka ushtruar dhune fizike ndaj viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”

Një burrë është arrestuar në Deçan për dhunë ndaj “viktimave kosovare”. Ai është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Psikiatrisë.

“DHUNË NË FAMILJE- Deçan 21.05.2025, 16:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet që kishte shkaktuar dhunë ndaj viktimave kosovare. I dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në Spitalin e Psikiatrisë për trajtim mjekësor.”

Ndërsa në Gjakovë janë arrestuar dy gra pasi janë përleshur mes vete.

“DHUNË NË FAMILJE- Gjakovë 21.05.2025, 14:00. Janë arrestuar dy të dyshuara femra kosovare pasi që të njëjtat pas një mosmarrveshje ishin përleshur në mes vete. Të dyshuarat nuk kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.”

Në Malishevë një grua ka raportuar se është rrahur nga një burrë.

“Malishevë.  Viktima femër kosovare  me datën 21.05.2025  ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar kishte ushtruar dhunë fizike ndaj saj. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.”

Në një tjetër rast në Gjakovë është arrestuar një burrë pasi dyshohet se nën ndikim të alkoolit kishte filluar  të bërtas dhe të thyej gjësende nëpër shtëpi.

“Gjakovë 21.05.2025, 22:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se I njëjti nën ndikim të alkoolit kishte filluar  të bërtas dhe të thyej gjësende nëpër shtëpi. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit mbahet në ndalim policor.”

Një burrë ka raportuar se një burrë tjetër e ka kanosur dhe ka tentuar ta sulmojë. I dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Gjakovë 21.05.2025, 15:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, e kishte kanosur dhe kishte tentuar ta sulmoj. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”

“Gjakovë 21.05.2025, 22:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar përdorues i narkotikëve i kishte shkaktuar dhunë psiqike. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit mbahet në ndalim policor.”