Shtatë paralajmërimet e hershme për kancerin e prostatës të meshkujt - Gazeta Express
string(68) "shtate-paralajmerimet-e-hershme-per-kancerin-e-prostates-te-meshkujt"

Shtatë paralajmërimet e hershme për kancerin e prostatës të meshkujt

Keshilla Mjekësore

Gazeta Express

01/11/2021 21:08

Organizata Movember ka fillur të rrit ndërgjegjësimin për kancerin e prostatës – njëra prej sëmundjeve më të zakonshme për burrat. Më poshtë do të mësoni për disa shenja të hershme për këtë sëmundje të rëndë

Është shokuese për botën pasi që një nga tetë meshkuj diagnostifikohen me kancer të prostatës gjatës jetës së tyre.

Lexo Edhe:

Prandaj, është shumë e rëndësishme për meshkujt që t’i njohin shenjat e hershme të kancerit të prostatës dhe të kontrollohen te mjeku.

Afërsisht 11900 vdekje ndodhin në Britani nga kanceri i portatës, mesatërisht 32 persona në ditë dhe, sipas Cancer Reseach UK, ka rreth 52300 raste të reja me kancer të prostatës çdo vit në Britani, që do të thotë 140 persona në ditë, transmeton GazetaExpress.  

Kjo tregon se kjo është forma më e përhapur e kancerit të burrat, gratë transgjinore, personat intereseksual në Britani.

Burrat e moshuar janë më të ndjeshëm ndaj kancerit të prostatës. Gjatë vitit 2016-2018, 34 për qind e rasteve të diagonistifikuar me kancer ishin burra të moshës mbi 75 vjeç.

Cilat janë simptomat e kancerit të prostatës?

Sipas NHS këto janë simptoma të mundshme të kancerit të prostatës:

Urinimi shumë i shpeshtë, sidomos gjatë natës

Nevoja për të nxituar në tualet

Vështirësi në fillim të urinimit (ngurrim)

Tendosje ose zgjatje e gjatë derisa urinoni

Rrjedhje e dobët

Ndjenjë se fshikëza e juaj e urinimit nuk është shprazur tërësisht

Gjak në urinë apo spermë

Asnjë nga këto simptoma të theksuara nuk do të thonë që keni kancer në prostatë. Mund të keni zmadhim të prostatës gjë që është e natyrshme sidomos për personat në moshë, e që është një gjendje jo kancerogjene e quajtur hiperplaza beninje e prostatës.

Gjëndra e prostatës në rritje mund ta shtyp uretrën.

Kontrollet e rregullta janë të rëndësishme, sidomos për burrat mbi 50 vjeç. Burrat me ngjyrë dhe burrat me një histori familjare me kancer të prostatës janë më të ndjeshëm.

Burrat, sidomos burrat e vjetër, e kanë të vështirë të flasin për problemet e tyre siç janë vështirësitë e shëndetit mendor apo sëmundjet e përgjithshme.

Është e rëndësishme që mos të turpëroheni nga asnjë problem që ju mund të keni, gjëja më e rëndësishme është shëndeti i juaj. /GazetaExpress/