Shtatë drejtorë komunalë e katër zyrtarë tjerë të prekur me koronavirus në Ferizaj - Gazeta Express
string(82) "shtate-drejtore-komunale-e-kater-zyrtare-tjere-te-prekur-me-koronavirus-ne-ferizaj"

Gazeta Express

29/06/2020 23:22

Shtatë drejtorë komunalë e katër zyrtarë tjerë të prekur me koronavirus në Ferizaj

Gazeta Express

29/06/2020 23:22

Në Komunën e Ferizajt sot janë paraqitur edhe 21 raste të reja me koronavirus.

Ndër të infektuarit janë edhe drejtori i Shëndetësisë në këtë komunë, Bekim Ademi.

Lexo Edhe:

Këtë lajm e ka konfirmuar vet drejtori Ademi e cili ka njoftuar edhe për një numër tjerë zyrtarësh komunal që janë infektuar me koronavirus.

“Infektimi im ka ardhur si pasojë e kontakteve që kemi pasur me kolegun e infektuar para dy ditësh. Janë infektuar edhe një pjesë e stafit të kryetarit Aliu, drejtori i Financave, Administratës, Zëdhënësi i Komunës, Nënkryetari i Komunës, Drejtori i Pronës ai i Zhvillimit Ekonomik. Që të gjithë jemi pozitiv me COVID-19”, tha ai për RTV Dukagjinin.

Ademi thotë se ditën e premte është konfirmuar pozitiv me COVID-19 drejtori i Infrastrukturës dhe që nga ajo dite drejtorët tjerë kanë qenë në vet izolim deri në dalje të rezultateve.

Drejtori i Shëndetësisë thotë se për momentin nuk ka simptoma tjera pos një djersitje të tepërt.