Shtabi i krizës i Komunës Shuto Orizarë bën thirrje të mos krijohet panik mes popullatës - Gazeta Express
string(88) "shtabi-i-krizes-i-komunes-shuto-orizare-ben-thirrje-te-mos-krijohet-panik-mes-popullates"

Shtabi i krizës i Komunës Shuto Orizarë bën thirrje të mos krijohet panik mes popullatës

Gazeta Express

09/04/2020 17:12

Komuna e Shuto Orizarës dhe Shtabi i krizës u bëjnë thirrje organizatave qytetare në të ardhmen të mos e njoftojnë opinionin për të sëmurë nëpër rrugë, siç është rasti me rrugën “Bërsjaçka buna”, përcjell GazetaExpress.

“Vetë përmendja e rrugës tek popullata nga ajo rrugë e cila numëron mbi 400 amvisëri krijoi panik tek popullata dhe stigamtizim shtesë tek një pjesë e personave të cilët gjatë periudhës së kaluar erdhën nga jashtë vendit dhe ishin në izolim. Shtabi i krizës për momentin nuk disponon me informatë zyrtare se në rrugën e përmendur ka persona pozitivë me Kovid-19 dhe çdo informatë të cilën e distribuon Shtabi në opinion është pa përmendjen e vendbanimeve. Bëjmë thirrje të njejtën ta ndjekin edhe të gjithë të cilët raportojnë për ngjarjet në komunë, me një vërejtje tjetër për qëllimin e raportimit të këtillë: parandalim i stigmatizimit dhe krijim i panikut mes popullatës  e cila më së paku nevojitet në këtë periudhë”, thuhet në kumtesën nga koordinuesi i Shtabit të krizës, kryetari i Komunës së Shuto Orizarës, Kurto Dudush.

Lexo Edhe:

“Dakordohemi se masa të posaçme duhet të shqyrtohen dhe miratohen nëse ka dukuri të personave pozitiv me Kovid-19 në vende me popullatë të dendur dhe ku nuk ka kushte për vetëizolim adekuat dhe mjekim shtëpiak. Nëse paraqiten raste të këtilla, vetëqeverisja lokale, përkatësisht Shtabi i krizës do të kërkojë ndihmë dhe mbështetje drejtpërdrejtë nga Qeveria, MPPS dhe Ministria e Shëndetësisë në mënyrë që të gjendet zgjidhje adekuate për familjet, me qëllim që të parandalohet vatrat në vendbanime, si dhe qasje adekuate drejt mbrojtjes shëndetësore”, qëndron në kumtesën nga koordinuesi i Shtabit të krizës./GazetaExpress/B.Lika/