Shtabi i krizës i Gostivarit kërkoi që të ndalohet shpërndarja e maskave mbrojtëse të prodhuara në kushte shtëpiake - Gazeta Express
string(115) "shtabi-i-krizes-i-gostivarit-kerkoi-qe-te-ndalohet-shperndarja-e-maskave-mbrojtese-te-prodhuara-ne-kushte-shtepiake"

Gazeta Express

26/03/2020 20:19

Shtabi i krizës i Gostivarit kërkoi që të ndalohet shpërndarja e maskave mbrojtëse të prodhuara në kushte shtëpiake

Gazeta Express

26/03/2020 20:19

Maska mbrojtëse të prodhuara në kushte shtëpiake dhe në punëtori nuk do të shpërndahen në Gostivar, ndërsa donacionet me ushqim dhe prodhimet të tjera do të shpërndahen vetëm në mënyrë të koordinuar dhe do t’i nënshtrohen udhëzimit të ekspertëve.

Sipas kryetarit të Komunës së Gostivarit, Arben Taravari shpërndarja e maskave të këtilla duhet të ndalohet, derisa nuk vërtetohet siguria e tyre nga persona ekspertë dhe institucionet.

Lexo Edhe:

“Synimet e mira dhe humanizmi, në këtë rast, mund të kenë një efekt të kundërt, kështu që në vend që të ndihmojmë, ne do të fillojmë ta përhapim infeksionin. Ne nuk e dimë se ku janë prodhuar, madje nëse njerëzit që i bëjnë ata janë të shëndetshëm. Maskat duhet të jetë sterile dhe të ketë një certifikatë të përshtatshme sigurie. Unë raportova një rast të tillë në polici dhe kërkova që shpërndarja e masave të tilla të ndalohet”, tha Taravari.

Shtabi i krizës për ballafaqimin me pandeminë në rajonin e Gostivarit ka kërkuar që të ndalohet edhe shpërndarja e ushqimit, produkteve higjienike dhe veshjeve. Taravari beson se aktivitetet e tilla të shoqatave dhe individëve duhet të jenë në koordinim me departamentet dhe institucionet përkatëse dhe paralajmëroi praninë e përfaqësuesve të Kryqit të Kuq në mbledhjen tjetër të Shtabit të Krizave.