Shqiptari soqërohet në polici, e mësoi turistin të hidhte plehra në rrugë - Gazeta Express
string(72) "shqiptari-soqerohet-ne-polici-e-mesoi-turistin-te-hidhte-plehra-ne-rruge"

Lajme

Gazeta Express

16/07/2025 15:10

Shqiptari soqërohet në polici, e mësoi turistin të hidhte plehra në rrugë

Lajme

Gazeta Express

16/07/2025 15:10

Policia e Tiranës ka ndëshkuar me një gjobë prej 100 000 lekësh shtetasin Kozak Braçi, 32 vjeç, i njohur për publikimet e tij në rrjetin social TikTok, pasi u filmua duke hedhur mbeturina nga dritarja e një automjeti në lëvizje.

Pas publikimit të videos në rrjete sociale, ku Braçi shihej si pasagjer në një automjet duke hedhur mbeturina në rrugë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 kryen menjëherë verifikimet për të identifikuar autorin e shkeljes.

Nga hetimi rezultoi se videoja ishte regjistruar disa kohë më parë, por ndërhyrja e Policisë çoi në shoqërimin e tij në ambientet e komisariatit dhe më pas në ndëshkimin me masë administrative, në zbatim të nenit 351 të VKM nr. 153, datë 07.04.2000 dhe nenit 15 të Kodit Rrugor.

Materialet procedurale janë dërguar pranë Prokurorisë së Tiranës, e cila do vlerësojë më tej aspektin juridik të rastit dhe nëse ka vend për ndjekje penale apo administrative shtesë.

Ky është një nga rastet e rralla kur një video virale në rrjet sjell pasoja konkrete ndaj shkeljes së ligjit dhe ndotjes së mjedisit urban.