Shqiptari qëllon 6 herë tunizianin në Itali dhe arratiset - Gazeta Express
string(57) "shqiptari-qellon-6-here-tunizianin-ne-itali-dhe-arratiset"

Shqiptari qëllon 6 herë tunizianin në Itali dhe arratiset

Shqiperi

Gazeta Express

01/04/2023 21:23

Një shqiptar në Itali akuzohet se ka qëlluar 6 herë me pistoletë një shtetas tunizian.

Mediat italiane shkruajnë se arsyeja ka qenë një borxh që tuniziani i ka pasur shqiptarit dhe se ai është arratisur.

Lexo Edhe:

Mësohet se autori ka shkuar drejt shtëpisë së viktimës për të zgjidhur konfliktin, por në tensione e sipër shqiptari ka nxjerrë pistoletën dhe e ka qëlluar 6 herë tunizianin. Ai është plagosur në këmbë.

Autoritetet italiane janë duke punuar për kapjen e autorit.