Shqiptari që vrau gruan në Greqi flet pas arrestimit: Nuk pendohem për asgjë, ia bëra mirë - Gazeta Express
string(88) "shqiptari-qe-vrau-gruan-ne-greqi-flet-pas-arrestimit-nuk-pendohem-per-asgje-ia-bera-mire"

Lajme

Gazeta Express

23/08/2025 22:26

Shqiptari që vrau gruan në Greqi flet pas arrestimit: Nuk pendohem për asgjë, ia bëra mirë

Lajme

Gazeta Express

23/08/2025 22:26

Fjalët e autorit 40-vjeçar të vrasjes së grave në Volos, Pandeli Nakoleci, menjëherë pas arrestimit të tij nga oficerët e policisë, janë tronditëse!

Sipas informacionit nga mediat greke, burri, dukshëm i rraskapitur pas 29 orësh i fshehur 200 metra larg shtëpisë, sapo iu vunë prangat, iu drejtua oficerëve të policisë duke thënë: “Ia bëra mirë, e meritonte, nuk pendohem për asgjë” .

Këto deklarata cinike nga autori i krimit kanë shkaktuar zhgënjim, pasi konfirmojnë ftohtësinë me të cilën ai e pranoi aktin e tij, duke këmbëngulur se nuk ndien asnjë pendim për vrasjen e gruas së tij 36-vjeçare.