Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se në Klinikën Infektive në Shkup ka ndërruar jetë një person i moshës 44-vjeçare, tek i cili postmortum është konfirmuar prania e koronavirusit.
Siç kanë njoftuar autoritetet e Komunës së Kavadarit, bëhet fjalë për një punëtor ndërtimi nga Shqipëria, nga Fieri që kishte qëndruar në këtë qytet i vetëm në banesë me qira.
Siç thuhet, ai nga 31 Marsi nuk kishte shkuar në punë dhe supozohet se ka vdekur para tri ditëve. Nuk ka qenë i regjistruar si i sëmurë dhe as që ka kërkuar ndihmë mjekësore, thonë autoritetet shëndetësore në Kavadar.
Klan Macedonia
Reisebüro Prishtina ka kënaqësinë të njoftojë se, duke filluar nga 12 qershori, do të ofrojë fluturime direkte dy herë...