Shqiptari masakron me thikë bashkëshorten dhe më pas hidhet nga ballkoni i banesës në Greqi - Gazeta Express
string(91) "shqiptari-masakron-me-thike-bashkeshorten-dhe-me-pas-hidhet-nga-ballkoni-i-baneses-ne-greqi"

Lajme

Gazeta Express

12/03/2025 14:09

Shqiptari masakron me thikë bashkëshorten dhe më pas hidhet nga ballkoni i banesës në Greqi

Lajme

Gazeta Express

12/03/2025 14:09

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi ku një 53-vjeçar shqiptar ka masakruar me thikë bashkëshorten dhe më pas është hedhur nga ballkoni i banesës.

Raportohet se autori ka goditur vazhdimisht me thikë në bark 44-vjeçaren, e cila ka humbur jetën.

Pas krimit ai është hedhur nga ballkoni në katin e dytë të shtëpisë në Sindos të Selanikut dhe ka mbetur i plagosur rëndë.

Ai ka mbetur i plagosur rëndë dhe është dërguar në spitalin Papanikolaou ku po merr trajtim mjekësor.

Advertisement
Advertisement
Advertisement