Policia ne Itali ka vene ne pranga një shqiptar, pasi iu gjetën 400 mijë euro të fshehur në sediljet e pasme të automjetit.
Mediat italiane shkruajne sot se arrestimi eshte bere ne Napoli, nderkohe qe gjithcka u zbulua pas nje kontrolli te bere nga karabinieret ne makinen e shqiptarit, per te cilen dyshuan se ishte e modifikuar.
Ne fakt, ashtu rezultoi. Sipas hetimeve, policia ka dyshime, se shume e eurove vinte nga trafiku i shitjes së drogës për llogari të një organizate trafikantësh.
Korrieri shqiptar po e transportonte vlerën monetare në një vend të sigurt për t’u përdorur më pas në aktivitetin kriminal e sistemin e riciklimit të parave të pista.
Paralelisht me kete policia ka sekuestruar 17 kg kokainë e konfeksionuar në 15 pako e 20 kg cigare kontrabandë nga Luksemburgu të fshehura në një automjet që udhëtonte nga Hollanda.