Të hënën në mbrëmje, zyrtarët e policisë federale në Furth im Wald penguan hyrjen e paautorizuar të një burri shqiptar në një tren, nga Praga. Gjatë kontrollit, ata vunë re menjëherë se 34-vjeçari e kishte tejkaluar tashmë qëndrimin e tij të lejuar në Zonën Shengen me gjashtë ditë, transmeton albinfo.
Për të hyrë në Gjermani do të ishte e nevojshme një leje qëndrimi e posaçme, të cilën personi në fjalë nuk mund ta paraqiste.
Pasi u soll në stacionin e policisë, një hetim zbuloi se Zyra e Prokurorit Publik të Dessau-Roßlau po e kërkonte atë për një rast kur kishte bërë sjellje ekzibicioniste në hapësirë publike, shkruan mittelbayerische.de.
U zbulua gjithashtu se ai kishte bërë një përpjekje të ngjashme për të hyrë në Saksoni një ditë më parë, e cila u pengua gjithashtu nga policia federale.
Pavarësisht se u kthye në Republikën Çeke herën e parë, shqiptari i përmendur nuk u dorëzua. Më pak se një orë më vonë, ai u përpoq përsëri: këtë herë si pasagjer në një taksi në pikën kufitare Furth im Wald/Schafberg, percjell albinfo.ch. Por edhe kjo përpjekje dështoi për shkak të vigjilencës së policisë federale, e cila përsëri ia mohoi hyrjen dhe e ktheu mbrapsht.
Shtetasi sqiptar tani përballet me akuza, përfshirë tentativën e hyrjes së paligjshme.