Shqiptari i arrestuar për drogë: E dija se po transportoja cigare, s'do të bëja kurrë këtë gjë të pamoralshme - Gazeta Express
string(106) "shqiptari-i-arrestuar-per-droge-e-dija-se-po-transportoja-cigare-sdo-te-beja-kurre-kete-gje-te-pamoralshme"

Gazeta Express

26/10/2020 22:23

Shqiptari i arrestuar për drogë: E dija se po transportoja cigare, s’do të bëja kurrë këtë gjë të pamoralshme

Gazeta Express

26/10/2020 22:23

Një nga personat e arrestuar mëngjesin e 8 tetorit teksa përpiqej të transportonte drogë, vlera e të cilës shkonte vlerë 6 milion euro nga Greqia në Turqi ka mohuar se është përfshirë në trafikimin e lëndës narkotike. Ai është shprehur se nuk e dinte se çfarë kishte brenda pakove, ndërkohë ka shtuar se mori një nismë të tillë vetëm se i duheshin paratë për një të afërm.

 “Mendova se po kontrabandonim cigare. E bëra sepse më duheshin paratë për një të afërmin tim që ka probleme shëndetësore. Unë hyra në konflikt me kapitenin kur kuptova që po transportonim hashash. Isha mjaft e frikësuar. Unë nuk kisha asnjë lidhje me transportin e drogës,” – tha ai

Po të njëjtën gjë ka thënë edhe avokati i tij. Ky i fundit është shprehur para gjykatës greke se shtetasi shqiptar me iniciale A. V. është i pafajshëm dhe se ai nuk do të përfshihej  në një krim kaq të rëndë dhe të pamoralshëm.

“Klienti im A. V. me origjinë shqiptare është vetëm 26 vjeç, ai pranon vetëm akuzën e hyrjes ilegale në vend dhe mohon kategorikisht çdo përfshirje në mbajtjen dhe transportimin e drogës. Ai mendoi se varka po kontrabandonte cigare nga Shqipëria dhe sapo e kuptoi se ishte drogë, ai u përplas me kapitenin dhe së bashku me të akuzuarin e tretë ata u larguan menjëherë të frikësuar derisa u arrestuan. Ai është i pafajshëm dhe nuk do të pranonte kurrë ndonjë bashkëpunim në një krim kaq të rëndë dhe të pamoralshëm. Ai është një fëmijë i varfër dhe ka probleme serioze shëndetësore me një të afërm të ngushtë dhe ai pranoi të kryente kontrabandën e cigareve për të paguar kujdesin mjekësor”, tha ai.

Droga e sekuestruar

Si ndodhi ngjarja?

Në mëngjesin e 8 tetorit, një anije patrullimi e Gythio lokalizoi një skaf me tre pasagjerë që mbante një ngarkesë të mbuluar dhe lëvizte me shpejtësi të lartë. Anija e Marinës Greke u përpoq të ndalonte mjetin por piloti i skafit shtoi shpejtësinë dhe shmangu bllokimin. Të gjithë autoritetet u vunë me njëherë në lëvizje për të gjetur skafin e dyshimtë. Oficerët e portit konsideruan që nga fillimi se mjeti lundrues kishte gjasa se po transportonte drogë ose cigare kontrabandë.

Më në fund, mjeti u gjet disa ditë më parë, gjysmë i zhytur, ndërsa prokurorët që vlerësuan provat dyshojnë se  autorët ose e kanë lënë drogën diku, ose e kanë transportuar në ndonjë mënyrë tjetër. Në një varkë gjysmë të zhytur siç mund ta shihni në fotot e publikuara nga protothema.gr, kishte kuti me karburant. Gjatë hetimeve që pasuan, oficerët e Prokurorisë dhe Kontrabandës së Drogës, në bashkëpunim me zyrtarët e autoriteteve të saj lokale, arritën të gjenin drogën në një plazh të izoluar dhe shkëmbor e cila kishte një sasi prej 20 çanta dhe tetë pako që tejkalonin peshën e një ton.

Autorët ishin përpjekur ta fshihnin drogën në plazhin e largët ndërkohë që u pikas nga një anije e Rojës Bregdetare e cila më pas u afrua dhe ushtroi kontroll. Oficerët dhe Prokurorët e Kontrabandës së Drogës pas hetimeve ia dolën më në fund të identifikonin  një prej tre pasagjerëve të skafit.