Shqiptari gjendet i pajetë në burgun grek - Gazeta Express

Ballina

Gazeta Express

08/12/2019 15:55

Shqiptari gjendet i pajetë në burgun grek

Ballina

Gazeta Express

08/12/2019 15:55

Një 36-vjeçar u gjet i vdekur në një burg të Greqisë.

Mediat nga vendi fqinj raportojnë se shtetasi shqiptar është gjetur i vdekur sot në mëngjes në burgun e Agias në Hania.

Në trupin e shqiptarit nuk janë gjetur shenja dhune.

Trupi i pajetë i 36-vjeçarit është transportuar drejt Spitalit të Hanias për ekspertizë mjeko-ligjore.