Shqiptarët të fiksuar pas makinave luksoze, mbi 44 miliardë lekë të shpenzuara për automjete - Gazeta Express
string(91) "shqiptaret-te-fiksuar-pas-makinave-luksoze-mbi-44-miliarde-leke-te-shpenzuara-per-automjete"

Shqiptarët të fiksuar pas makinave luksoze, mbi 44 miliardë lekë të shpenzuara për automjete

Shqiperi

Gazeta Express

28/08/2023 21:41

Raporti i fundit i Drejtorisë së Përgjithëshme të Transportit Rrugor ka nxjerrë në pah, se rreth 44,5 miliardë lekë të reja është totali i investuar nga shqiptarët për mjetet rrugore që importuan dhe regjistruan për herë të parë, në 7 muajt e parë të vitit 2023.

Kjo shifër është 31% më shumë krahasuar me vitin 2022 dhe 55% shumë nësë do të karahasojmë me të njëntën periudhë të vitit 2018.

Lexo Edhe:

Të dhënat tregojnë se janë blerë 42,238 mjete dhe vlera mesatare për mjet të regjistruar për herë të parë është 1,033,512 lekë të reja.

Nëse do ta krahasojmë me një vit më parë, shohim se vlera e një makinë është 11.4% më e lartë dhe 36% më shumë se në vitin 2018.