Shqiptarët në Dallas dhurojnë 150 mijë Dollarë për të prekurit nga tërmeti - Gazeta Express
string(74) "shqiptaret-ne-dallas-dhurojne-150-mije-dollare-per-te-prekurit-nga-termeti"

Shqiptarët në Dallas dhurojnë 150 mijë Dollarë për të prekurit nga tërmeti

Gazeta Express

11/12/2019 17:47

Komuniteti shqiptar në Dallas (SHBA) dhuron 150 mijë dollarë për Shqipërinë e prekur nga tërmeti.

Në një mbrëmje për mbledhjen e fondeve në qendrën kulturore shqiptare atje morën pjesë mbi një mijë persona.

Lexo Edhe:

Në Teksas jetojnë mbi 10 mijë shqiptarë, të cilët përbëjnë një ndër komunitetet më të organizuara në diasporë.

“Qendra Kulturore e Shqiptarëve atje është mjaft aktive dhe e mirorganizuar dhe ka edhe një shkollë shqipe, e cila numëron rreth 80 nxënës”, shprehet ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko.