"Shqiptarët janë gënjyer", Noka: Ka sisteme të fshira nga hakerat - Gazeta Express
string(61) "shqiptaret-jane-genjyer-noka-ka-sisteme-te-fshira-nga-hakerat"

Shqiperi

Gazeta Express

03/10/2022 14:58

“Shqiptarët janë gënjyer”, Noka: Ka sisteme të fshira nga hakerat

Shqiperi

Gazeta Express

03/10/2022 14:58

Në përfundim të mbledhjes së zhvilluar me dyer të mbyllura në Komisionin e Sigurisë, deputeti opozitar Flamur Noka deklaroi se SHISH nuk tha asgjë që tashmë nuk është sekrete. Noka tha se përvecc të dhënave që janë rrëmbyer, ka sisteme ku edhe janë fshirë.

“E gjitha rrotullohej rreth faktit që shqiptarët nuk duhet të informohen, shqiptarët nuk duhet të dinë çfarë ka ndodhur, shqiptarët nuk duhet të kenë transparencë përsa i përket cënimit të rëndë të sigurisë kombëtare, hakerimit të të dhënave dhe përsa i përket situatës së sigurisë kibernetike sot e në vazhdim. Drejtori i komanduar i SHISH ndër të tjera nuk tha asnjë gjë që nuk është sekrete më, të gjitha gjërat u konfirmuan. Fakti që janë hakeruar prej 14 muajsh sistemet dixhitale të Shqipërisë. U konfirmua fakti që është hakeruar sistemi TIMS dhe MEMEX i Policisë së Shtetit çka cënon rëndë sigurinë kombëtare”.

Lexo Edhe:

Sipas Nokës, psulmet kibernetike të muajve të fundit nuk kanë ardhur vetëm nga Irani, por edhe nga Rusia dhe Serbia.

U konfirmua që prej 14 muajsh hakerat jo vetëm të shtetit islamik të Iranit, por edhe rusë dhe serbë kanë vazhduar dhe vazhdojnë të sulmojnë dhe të kenë kontroll të të dhënave. Këto të dhëna nuk mund t’i kenë vetëm qytetarët shqiptarë pasi armiqtë e Shqipërisë i kanë të gjithë. I nxjerrin herë pas here, i nxjerrin si duan. Shqiptarët janë gënjyer sepse të dhënat janë rrëmbyer, ka sisteme ku edhe janë fshirë. Pra gjithçka ka ndodhur. Siguria kombëtare në këtë vend është më e rrezikuar se kurrë, transparenca zero”, u shpreh Noka.

/Gazeta Express