Shqiptarët e Preshevës kërkojnë përkrahje edhe nga qeveria e ardhshme në Kosovë - Gazeta Express
string(79) "shqiptaret-e-presheves-kerkojne-perkrahje-edhe-nga-qeveria-e-ardhshme-ne-kosove"

Lajme

Gazeta Express

23/02/2021 20:08

Shqiptarët e Preshevës kërkojnë përkrahje edhe nga qeveria e ardhshme në Kosovë

Lajme

Gazeta Express

23/02/2021 20:08

Shqiptarët e Luginës së Preshevës presin nga qeveria e re në Kosovë që çështja e tyre të jetë prioritet në bisedimet me shtetin serb kurdo që Prishtina hyn në bisedime me Beogradin. Shqiptarët e Luginës aktualisht konsiderohen si pakica e diskriminuar në gjithë Europën.

Përfundimi i procesit zgjedhor dhe formimi i qeverisë së re në Republikën e Kosovës në Luginë të Preshevës pritet me shpresë që edhe problemet e shumta të shqiptarëve në këtë zonë të marrin kahjen e zgjidhjes së tyre.

Lexo Edhe:

Qytetarët shqiptarë të atjeshëm mendojnë që qeveria e re, pavarësisht se çfarë rëndësie i jep vazhdimit të dialogut me Serbinë, prioritet të këtë zgjidhjen e problemeve të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, si pjesa më e diskriminuar e kombit.

Shqiptarët në Preshevë, Bujanoc e Medvgjë kanë shprehur disa herë dëshirën për bashkim me Kosovën dhe atë përmes referendumit të vitit 1992, kryengritjes së armatosur kundër regjimit diktatorial të Millosheviqit si dhe përmes deklaratave politike të përfaqësuesve institucional./rtk