Shqiptarët e dominojnë futbollin italian, Serie B flet shqip - Gazeta Express
string(59) "shqiptaret-e-dominojne-futbollin-italian-serie-b-flet-shqip"

Futboll

Gazeta Express

19/08/2025 8:50

Shqiptarët e dominojnë futbollin italian, Serie B flet shqip

Futboll

Gazeta Express

19/08/2025 8:50

Shqipëria kryeson listën e vendeve të huaja me më shumë futbollistë të pranishëm në Serie B këtë sezon.

Sipas të dhënave të “Transfermarkt”, në kampionatin e dytë më të rëndësishëm në Itali aktivizohen 12 lojtarë shqiptarë, duke e renditur vendin tonë në krye të klasifikimit.

Pas kuqezinjve, në vendin e dytë ndodhet Argjentina me 9 futbollistë, ndërsa Franca dhe Spanja ndajnë vendin e tretë me nga 8 lojtarë secila. Senegali dhe Kroacia kanë nga 6 futbollistë, ndërsa më pas vijnë vende si Danimarka, Belgjika, Brazili dhe Polonia me nga 4 lojtarë.

Në listë përfshihen edhe vende të tjera si Serbia, Maroku, Gambia, Sllovenia, SHBA dhe Venezuela, secila me nga 3 futbollistë në Serie B. Ndërkohë, Portugalia, Holanda dhe Uruguai kanë nga 2 përfaqësues, përcjell tch.