“Shqipet” takohen në Australi, BNE ia dhurojnë një fanellë yllit të Kombëtares së Kosovës - Gazeta Express
string(86) "shqipet-takohen-ne-australi-bne-ia-dhurojne-nje-fanelle-yllit-te-kombetares-se-kosoves"

Sport

Gazeta Express

27/04/2023 11:36

“Shqipet” takohen në Australi, BNE ia dhurojnë një fanellë yllit të Kombëtares së Kosovës

Sport

Gazeta Express

27/04/2023 11:36

Ekipi shqiptar nga Kosova, Bad News Eagle po qëndron në Australi, ku do ta nisë rrugëtimin në turneun “ESL Challenger Melbourne”.

E ndërkohë, lojtarët e ekipit të suksesshëm të vendit tonë në lojërat virtuale, janë takuar atje me futbollistin e Kombëtares së Kosovës, Valon Berisha, shkruan “Gazeta Express”.

“Faleminderit për mikpritjen vëlla”, ka shkruar në Instastory njëri nga pjesëtarët e BNE, të cilët ia kanë dhuruar një fanellë Berishës.

Ndërkohë, ish-mesfushori i Salzburgut dhe i Lazios e ka shpërndarë këtë postim po ashtu në Instastory: “Shqipet gjithmonë bashkë, krenar me juve djema”, ka shkruar përfaqësuesi kosovar.

Bad News Eagles do ta nisin aventurën në Australi nesër.

Ekipi kosovar do të jetë pjesë e grupit B dhe ndeshjen e parë do ta zhvillojë ndaj ekipit VERTEX.

Kjo ndeshje do të zhvillohet në formatin ‘Bo1’, të premten duke filluar nga ora 05:50, shkruan “Gazeta Express”.

Në këtë turne janë duke garuar gjithsej 8 skuadra të ndara në dy grupe, për një grup çmimesh prej 100.000 dollarësh.

Gjithashtu fituesi i këtij turneu do ta sigurojë pjesëmarrjen në turneun “ESL Pro League Season 18”. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement